Regjistrimet në universitetin e Gjirokastrës, dega e mësuesisë drejt mbylljes
Në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës , numri i studentëve që do të nisin vitin e parë është 200.
Por shqetësim ngelet numri i pakët i të interesuarve për të vazhduar degët e mësuesisë.
Në këtë fazë të regjistrimit ato kanë një numër të ulët studentësh ndërsa disa degë rrezikojnë edhe mbylljen.
“Si gjithmonë problematike mbeten programet e mësuesisë dhe kjo ndoshta i dedikohet edhe të gjitha atyre kritereve që janë vendosur në programet e mësuesisë, por ky ka qenë vetëm përfundimi i raundit të parë ndërkohë që tashmë jemi për në fazën e aplikimeve në raundin e dytë dhe ne presim që shifrat të ndryshojnë,” –thotë Brikena Metaj, specialiste e Marrëdhenieve me Publikun.
Degët më të kërkuara janë degët e infermierisë dhe ekonomikut, të ndjekura nga dega teknologji- informacioni, të cilat kanë regjistruar më shumë student.
“Në përfundim të raundit të parë të regjistrimeve ne kemi mbi 200 aplikime të reja dhe degët më të preferuara ngelen degët e infermierisë dhe ekonomikut por risi e këtij viti ka qenë edhe dega e teknologji-informacionit dhe kjo ndoshta i dedikohet kërkesës së tregut që po shkon gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë dhe kjo i ka nxitur edhe të rinjtë që të kërkojnë të studiojnë në këto programe,”- shprehet më tej specialistja.
Universiteti “Eqrem Cabej” ofron 22 programe studimi 16 prej të cilëve i përkasin ciklit baçelor ndërsa pjesa tjetër programeve profesionale dyvjecare. Me një histori mbi gjysmëshekullore, universiteti i Gjirokastrës është institucioni më i rëndësishëm akademik në jug të vendit, por që vitet e fundit e ka humbur shkëlqimin e vet.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar