“Prodhimet bujqësore i hedhim në kanal”, fermerët e Dimalit drejt falimentimit

18 Shtator 2024 | 15:49

Zona e Dimalit njihet kryesisht për prodhimin e shalqinit dhe pjeprit, ku me dhjetëra fermer nxjerrin në treg tonelata prodhimi.

Por këtë vit, shumica prej tyre janë drejt falimentimit, pasi mungesa e tregut ka bërë që shumica e prodhimeve bujqësore të mbeten në ara.

Ata pohojnë se këtë vit nuk kanë mundur të paguajnë as detyrimet për punimin e tokës dhe plehrimin e saj.

“Sivjet ka qënë dobët, jashtëzakonisht dobët për arsye se nuk kishte as çmim as tregtar, i gjithë shalqiri ngeli në hugardh, as u shit asnjë kokër. Unë kisha 3 dynym e gjysëm këtu dhe të gjithë e hodha në kanal, as tregtar o stë pyeste njëri se ça ke mbjellë, biles ishte bio me fare, jo me këto shartesat, as një kokër, të paktën të ishte shitur një pjesë do i kishte nxjerrë shpenzimet,” –tha një fermer.

Vendet e rajonit kanë qenë ndër blerësit më të mëdhenj të shalqirit në këto zona por interesi I tyre 3 vitet e fundit është thuajse zero. Ky është një tjetër faktor që ndikon negativisht tek fermerët.

“Po bën 3 vjet që s’po hyn as kosovari ,as serbi, as maqedonsi, me një fjalë është bllokuar nga lart se ska mundësi. Këtu vinte serbi dhe kosovari e merte, po bën tre vite që ne e kemi kaluar falimentimin dhe këtë që kam futur këtu do i them të pres se skam nga jap, i thonë 6 dynym,” –u shpreh më tej fermeri.

Subvencionet dhe grandet që mund t’ju vijnë fermerëve në ndihmë, mungojnë për fermerët e Dimalit.

“Kalbur i tëri ja shikoje, ja dil shiko aty si është shalqiri, nuk shkon asnje gjë ska treg vjen nga Kosova vjen nga Greqia, shalqiri jonë nuk shkon. Ai jep 4 kg naftë thotë do të jap 4 kile naftë ça të bëjmë me 4 kile naftë ai as naftë nuk jep asnjë gjë, edhe do popullin ai.”-tha një tjetër fermer.

Po ashtu fermerët e fshatrave të Dimalit tregojnë se është e vështirë të gjesh fuqi punëtore dhe se për kujdesen e prodhimeve bujqësore merren vetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026