Regjistrimi i popullsisë drejt mbylljes në Pustec

6 Tetor 2023 | 16:56

Procesi i Censusit 2023 po shkon drejt përfundimit në bashkinë e Pustecit, aty ku jeton një komunitet i pakicës kombëtare maqedonase.

Burime nga INSTAT bëjnë me dije se deri tani anketuesit kanë marrë kontakt me afro 1500 banorë.

Në procesin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 janë regjistruar 3100 banorë të cilët janë deklaruar si rezident në 9 fshatrat e kësaj bashkie.

Ajo çfarë ka ngjallur interes në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave të këtij viti ka të bëjë edhe me deklarimet e banorëve me shtetësi bullgare.

Nga ana e zyrës së gjendjes civile në Bashkinë e Pustecit bëhet me dije se në regjistrat e kësaj zyre janë të regjistruar më shumë se 5100 banorë por pjesa më e madhe e tyre ndodhen në emigracion, madje edhe në vendet e BE.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026