Regjistrimi i popullsisë, “Kosova” u tkurr me 8 për qind në 13 vjet

27 Maj 2024 | 20:54

Agjencia e Statistikave të Kosovës bëri të ditur të hënën se rreth një milionë e 600 mijë banorë kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i cili u përmbyll javën që shkoi. Në këtë numër nuk përfshihet diaspora.

“Të dhënat e fundit sa i takon diasporës janë rreth 600 mijë dhe pritjet janë që të rritet edhe më shumë ky numër sepse afati për ta është zgjatur deri me 31 gusht”, tha Avni Kastrati nga ky institucion.

Sipas këtyre të dhënave numri i popullsisë në Kosovë ka rënë rreth tetë për qind, duke qenë se në procesin e fundit të regjistrimit që është zhvilluar para 13 vjetësh, kishin marrë pjesë një milionë e 740 mijë banorë.

Kastrati tha se procesi i regjistrimit të popullsisë ishte sfidues në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi – Lista Serbe, që në nisje të këtij procesi i ka bërë thirrje këtij komuniteti që ta bojkotojë regjistrimin e popullsisë.

“Në disa zona komuniteti serb nga aspekti politik u ka bërë një lloj trysnie regjistruesve dhe ne prapë kemi rimarrë regjistrues në shumë zona serbe deri në tri herë kemi trajnuar dhe lëshuar në terren regjistrues. Tek javën e fundit komuniteti serb duke parë që është e nevojshme të regjistrohen është angazhuar”, tha Kastrati.

Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk ishin të detyrueshme.

Zoti Kastrati tha se tani fillon periudha e përpunimit, analizimit dhe shpërndarjes së të dhënave ndërsa të dhënat përfundimtare pritet të publikohen në pjesën e parë të muajit korrik.

Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Kosovë do të ndodhë në vitin 2031.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë

Shtetasit serbë të arrestuar dje gjatë Vidovdanit do të dalin para gjykatës në Prishtinë për masat. Policia e Kosovës njoftoi një ditë më parë se...
13:13 | 29/06/2026

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
11:03 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026