Regjistrohet “Aleanca për Ndryshim”, PD bën bashkë 12 parti, mes tyre edhe FRD e Bamir Topit
Partia Demokratike ka arritur të bëjë bashkë 12 parti politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Koalicioni “Aleanca Për Ndryshim” i kryesuar nga PD është regjistruar në KQZ.
Krahas aleateve që përbënin opozitën e bashkuar si i Partisë Republikane, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Demokristiane, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Liberal Demokrat, Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimit Demokrat dhe Kristian—demokrat, ftesës publike të Lulzim Basha për t’u bashkuar kundër qeverisjes aktuale i është përgjigjur edhe Fryma e Re Demokrate e kryesuar nga ish-nënkryetari i PD-së, Bamir Topi.
Para nënshkrimit të marrëveshjeve demokratet kane finalizuar çdo detaj të bashkëpunimit me partitë aleate, që nga përfaqësimi , pozicioni i tyre ne listat e votimit e deri tek programet.
“U arrit firmoja e koalicionit që do të arrijë fitoren në datën 25 prill. Firmosën të gjitha partitë që ishin parashikuar që të firmosinin. Koalicioni u arrit dhe depozitua në KQZ”, u shpreh Ivi Kaso.
Pas dorëzimit të shkresës për regjistrimin e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim, Lulzim Basha në një status në Facebook ka shkruar se sot siguruam fitoren e Shqipërisë.
“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë. Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkroi Basha.
Me herët në selinë e PD të gjithë aleatet e saj i dhanë dorën e fundit koalicionit zgjedhore. Fatmir Mediu nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me numrin e deputetëve që do të ketë në listë, por u shpreh i gatshëm që të japë kontributin e tij, aty ku maksimizohen votat e opozitës. Kreu i PDIU Shpetim Idrizi tha se do t’i ofroje koalicionit mbi 50 mijë vota por s’ka pranuar të japë detaje ku do të kandidojë.
Balli Kombëtar Demokrat do të jetë pjesë e koalicionit dhe pse kryetari i saj Artur Roshi nuk dogji mandatin e deputetit.
Pjese e koalicionit është dhe FRD e Bamir Topit. Salih Shehu, ish-funksionar i PD do të jetë përfaqësuesi i saj.
Lexoni gjithashtu:
PD arrin marrëveshje për koalicionin, “Aleanca për Ndryshim” garon me 14 parti
Bylykbashi nuk konsideron rivalë Topallin dhe Patozin, tregon arsyen pse opozita doli me dy lista
Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës