Reja pas ndeshjes me Izraelin: Gjithmonë bëjmë gabime individuale
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja deklaroi pas ndeshjes me Izraelin, se lojtarët kuqezi u penalizuan nga gabimet individuale.
Sipas tij, ekipi tentoi gjithçka në pjesën e dytë, por vuri në dukje se duhet diskutuar për gabimet individuale të lojtarëve.
“Bëjmë gabime të tilla si gjithmonë edhe pse lojtarët dhanë gjithçka në fushë. Rrimë këtu dhe flasim për të njëjtat gabime. Izraeli është një skuadër shumë e fortë dhe na vuri shumë në vështirësi.
M’u desh të ndryshoja sepse nuk po funksiononte. Në pjesën e dytë tentuam të reagonim por e përsëris, duhet të diskutojmë për gabimet individuale që na ndodhin gjithmonë”, theksoi tekniku italian.
Kuqezinjtë në ndeshjen kundër Izraelit u mposhtën me rezultatin 2-1.
Me këtë rezultat, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në grup më 1 pikë dhe do të zbresë në Ligë e dytë (B) të Nations League.
LEXONI GJITHASHTU
Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
“Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid