Rekord turistësh në muzetë e Shkodrës, 20 mijë vizitorë në kala dhe te “Oso Kuka”

2 Shkurt 2024 | 17:35

Muzetë dhe vendet historike shënuan rekorde në të gjithë vendin sa i takon numrit të lartë të turistëve që i frekuentuan në vitin që lamë pas.

Edhe muzeu historik në Shkodër, por dhe muzeu i Kalasë shënuan një numër shume të lartë turistësh kryesisht vendas por dhe të huaj.

Përgjegjësi i këtij muzeu Sokol Haliti thotë për Euronews Albania se ka një shtim të interesit për muzetë në tërësi ndërsa vlerëson faktin që po vizitohen edhe nga vendasit.

“Në numrin e lartë të vizitueshmërisë së Shqipërisë kjo është reflektuar edhe në vizitueshmërisë pjesë e bashkisë Shkodrës. Për vitin 2023 në muzeun e kështjellës janë frekuentuar rreth 20 mijë vizitorë ndërsa në muzeumin historik “Oso Kuka” rreth 5 mijë. Në raport me shifrat e vitit 2022 dhe pararendëse ky është me të vërtetë një përjetim dhe një shpërthim i interesit për të njohur vlerat që trashëgojmë dhe që administrohen nga muzeumet tona”,-tha Sokol Haliti, përgjegjësi i muzeut historik në Shkodër.

Haliti thotë që po punohet edhe me nxënësit e shkollave që të afrohen sa më shumë me muzetë, që në këtë mënyrë të njihen me historinë e vendit të tyre.

“Kemi një marrëveshje bashkëpunim, e kemi nënshkruar me zyrën vendore të arsimit në Shkodër ku parashikohet që nxënësit të sistemit të gjimnazeve të mund të bëjnë bisedat e planifikuara në muzeumin tonë dhe sigurisht shoqëruar me diskutime dhe me debate përkatëse për temat me interes të përbashkët”,- Sokol Haliti, përgjegjësi i muzeut historik në Shkodër.

Drejtuesi i muzeut theksoi se 2024 do të ketë një program të pasur me qëllim tërheqjen e sa më shumë turistëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026