Rënia e lindjeve në Shqipëri, Tushe: Çiftet i duan fëmijët, por duhen ndihmuar
5,056 bebe kanë ardhur në jetë në 3 muajt e parë të vitit 2024, shifër kjo më e ulëta në nivel historik.
Tashmë trendi rënës i lindjeve është i dukshëm. 6,8% bebe më pak kemi në raport me vitin 2023. Por cilët janë faktorët që po çojnë në familje gjithmonë e më të vogla.
Fakti që vdekjet në këto 3 muaj janë më të larta se lindjet, bën që shtesa natyrore e popullsisë të jetë negative. Sociologu thotë se kjo është një kambanë alarmi që duhet të merren masa.
Krahas familjes, dhe fëmijës, mbështetje më të mëdha i duhen dhënë nënës.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e parë të 2024, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.
Në tremujorin e parë 2024, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 475 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 217 vdekje më shumë se sa lindje.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë