Rënia e popullaritetit të Veliajt, ja si e shpjegon Mazniku

14 Prill 2023 | 21:35

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ishte këtë të premte në emisionin “Barometri”, ku diskutoi rreth popullaritetit që kanë kandidatët për kryetar bashkie në Tiranë.

Mazniku ka shpjeguar se rënia e popullaritetit të kryebashkiakut Erion Veliaj, është një rënie normale e cila ndodh gjithnjë para zgjedhjeve kur njerëzit fillojnë ta shikojnë më shumë si kandidat se sa si kryetarë.

Megjithatë ai shtoi se e shikon kryebashkiakun aktual, në një pozicion shumë komod, pasi ka dieferencë të madhe favorizuese nga kundërshtari.

“Zoti Erion Veliaj i cili ka pasur popullaritet mbi 60%, është një nivel popullariteti i cili është tipik dhe Veliaj e ka pasur këtë gjithmonë larg zgjedhjeve. Kur afrohen zgjedhjet, njerëzit fillojnë at shikojnë më pak si kryetar i bashkisë, por si kandidatë dhe kjo sjell gravitim të popullaritetit.

Partia Socialiste në 2021 ka marrë në bashkinë e Tiranës 50.03% të votave. Zoti Veliaj është në një pozicion shumë komodë me një popullaritet 10 pikë më të lartë se forca politike që ai drejton”,-tha për Euronews Albania Arbjan Mazniku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025