Reperi Diddy akuzohet për sulm seksual, gruaja: Më drogoi, më mori në makinë dhe…
Reperi i njohur “Diddy” Combs është paditur për abuzim seksual nga një grua, e cila pretendon se reperi e drogoi dhe e përdhunoi në vitin e largët 1991.
Në padinë e siguruar nga BBC, denoncuasja thotë se sulmi ndodhi gjatë një takimi me reperin.
“Diddy” kohët e fundit u përball dhe me një tjetër padi për sulm seksual nga këngëtarja dhe ish-partnerja e tij R&B, Casandra “Cassie” Ventura.
Një përfaqësues i reperit i quajti akuzat e fundit “të sajuara dhe jo të besueshme”.
“Kjo është thjesht një tentativë për të zhvatur para dhe asgjë më shumë,” tha zëdhënësi në një deklaratë për BBC të enjten.
Paditësja, Joi Dickerson-Neal, thotë se ajo e njihte reperin për shkak se kishte marë pjesë në video-klipet e tij.
Sipas padisë, më 3 janar 1991, ajo “me ngurrim” pranoi të takonte “Diddy” në një restorant në Harlem ku ajo punonte. Gruaja pretendon se gjatë asaj kohe ishte droguar nga reperi “duke rezultuar në një gjendje fizike ku nuk mund të qëndronte apo të ecte në mënyrë të pavarur”.
Më pas, sipas padisë, ai e ka çuar me makinë në banesën e tij, ku e ka dhunuar seksualisht.
Ajo thotë se më vonë mësoi se ai e filmoi në fshehtësi takimin dhe ua tregoi videon njerëzve të afërt.
Padia përshkruan se si pas sulmit të supozuar, jeta e Joi Dickerson-Neal shkoi shumë keq, pasi ajo luftoi me shëndetin e saj mendor dhe shpejt u largua nga kolegji.
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)