Replikat/ Berisha: S’i hedh kostumet, fsheh dosjet! Manja: Në Bjeshkë ishe i vërtetë
Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate dhe replika mes deputetëve. Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Manja fillimisht replikoi me Berishën i cili u shpreh se ish-ministri nuk do që ai të ngrihet e të bëjë pyetje lidhur me dy kostume që solli Altin Hajri dhe për çantën Louis Vuitton.
Manja u shpreh se të gjitha akuzat janë të pavërteta dhe se ai i ka të ndërtuar në gënjeshtra. Berisha më pas lexoi mesazhe nga EnchroChat teksa shtoi se ata u frikësohen pyetjeve pasi kanë hallin e tyre.
Replikat:
Ulsi Manja: Për herë të parë në 35 vite ishe i vërtetë, sepse njësoj si unë na flet shpirti kur ngjitemi në mal se na flet origjina. Në Bjeshkët e Istogut, e le kalin dhe the do eci në këmbë. Edhe vetë jetë e ke ndërtuar mbi gënjeshtra. Duhet të dëgjojnë shqiptarët Saliun e Bjeshkëve jo këtë të Kuvendit.
Berisha: Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg. Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë. Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.
Replika dy! Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje. Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë. Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.
Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur… Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024. Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij. Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit. E keni frikë, e keni nga halli. Të dy palët. Ky është kompromis në frikë. Ky është kompromis në krim.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord