Replikat/ Mediu: Do vij në protestë s’të marr leje ty, Balla: Hodhe në erë Gërdecin
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të marrë pjesë në protestën e organizuar nesër në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, duke theksuar se do të jetë i pranishëm si qytetar dhe jo si politikan.
“Ka një shprehje se kush harron historinë, duhet ta përsërisë atë. Për fat të keq, një pjesë e juaja nuk e kanë njohur atë. Për më tepër në këtë sallë, kur duhet të bashkohemi, ne ndahemi për një gjë që ka të bëjë me interesin tonë kombëtar. Unë kam pasur nderin që t’i njoh personalisht Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së. Ky parlament nuk mund të ketë çështje më të rëndësishme se Kosova. Ne duhet ta mbajmë këtë çështje tani, pasi nuk mund të na ndajë asnjë qëndrim politik për këtë çështje,” tha Mediu.
Ai shtoi më tej se nuk i kërkon leje askujt për të marrë pjesë në aktivitete që lidhen me Kosovën:
“Ne nuk mund të jemi në krah të UÇK-së dhe në krah tjetër partner me Vuçiçin. Për sa i përket pyetjes se ku do të jemi ne, por si qytetarë do të jem kudo dhe jo si politikan. Absolutisht nuk të pyes ty, Taulant Balla, se do jem kudo që është Kosova dhe nuk të marr leje dhe as kërkoj të më ftosh ti në çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.”
Në replikë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi Mediun për ngjarjen tragjike të Gërdecit, duke e lidhur atë me momentin historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Meqenëse ju bëra një kronologji, të gjithçkaje që keni bërë për ta dëmtuar Kosovën. 28 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hodhët në erë Gërdecin të dy bashkë,” tha Balla.
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker
- 16:07 Çfarë është ciklosporiaza, sëmundja që ka shpërthyer në SHBA
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur