Replikat në Rinvotë, PD: Shqiptarët si sirianët, vratë shpresën. PS: Ju vratë 4 njerëz në bulevard
Përballë të rinjve në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se një pjesë e votuesve të pavendosur lidhen me elektoratin e PS, të cilët PD duhet të gjejë si t’i joshë.
Ai thotë se është krijuar mosbesimi që ky vend nuk do të bëhet, por për z. Bumçi rinia ka potencial të jashtëzakonshëm.
“Grupi më i madh i të pavendosurve janë të PS, të cilët janë zhgënjyer dhe nuk votojnë me, por kanë hezitim. Grupi i dytë janë të rinjtë. Mbizotëron mosbesimi që ky vend nuk bëhet”, tha Bumçi.
Aktivisti Gevio Tabaku, pyeti kandidatët se çfarë do të bëjnë për t’i bindur të rinjtë të votojnë, dhe për këtë Bushati u shpreh si vijon: “Duhet punë dhe duhet të komunikojmë sa më shumë, kemi diskutuar me të rinjtë, që janë kthyer nga jashtë dhe kanë jetuar në Shqipëri dhe me ato grupe duhet të jemi të kujdesshëm. Të rinjtë duam të largohen, por duan edhe të rikthehen. Shumë të rinjtë do të rikthehen në Shqipëri. Çdo i ri edhe në vende të tjera të botës do të studiojnë jashtë, kjo është normale. Duan të udhëtojnë dhe të shikojnë botën, por e rëndësishme është të kthehen me një kulturë për punën dhe të krijojnë një të ardhme në Shqipëri”, tha ai.
Ndërkohë, Aldo Bumçi thotë se Partia Demokratike do të nxisë sipërmarrjen shqiptare duke aplikuar taksat më të ulëta në Ballkan, çka do jetë një stumul plus për rininë e Shqipërisë: “Do nxisim sipërmarrjen shqiptare. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Ballkan”, tha ai.
Z. Bumçi tha se ka pasur një largim masiv të të rinjve pas vitit 2014 duke bërë që shqiptarët të ktheheshin në azilkërkuesit më të mëdhenj në Evropës pas sirianëve dhe kjo erdhi për shkak se iu vra shpresa.
Kandidati i PS, Ervin Bushati tha se qeveria e drejtuar nga socialistët ka nxitur bizneset dhe iniciativat e të rinjve ndërsa tha se ishte qeveria e drejtuar nga Partia Demokratike që nuk vrau shpresën por i vrau në bulevard katër shqiptarë duke iu referuar protestës së janarit të vitit 2011.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës