​Reporterët pa Kufij: Maqedonia e Veriut shënoi regres për 6 vende

2 Maj 2025 | 12:03

Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 42-të nga gjithsej 180 shtete të botës në Indeksin për lirinë e mediave të Reporterëve pa Kufij.

Megjithatë, kjo për Maqedoninë paraqet regres prej 6 vendesh krahasuar me vitin e kaluar kur shteti mbante pozitën e 36-të.

Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e “kënaqshme”. Në këtë grup, janë vetëm dy vende të rajonit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.

Në vlerësimin për Maqedoninë e Veriut thuhet se gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa zyrtarët qeveritar kanë qëndrim negativ ndaj tyre, shkruan Alsat.M.

“Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, gjë që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepër, zyrtarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe poshtëruese ndaj gazetarëve”, thuhet në raportin e Reporterët pa Kufij.

Kategorizimin e vendeve ndaj lirisë së mediave, Reporterët pa Kufij e bëjnë në bazë të pesë indikatorëve, respektivisht atë politik, ekonomik, legjislativ, social dhe të sigurisë.

Nga vendet e rajonit më keq është e renditur Kosova, respektivisht në vendin e 99-të, e ndjekur nga Serbia në vendin e 96, pastaj Bosnja dhe Hercegovina 86, Shqipëria 80, ndërsa Bullgaria mban vendin e 70-të, transmeton KosovaPress.

Vendin e parë në listë, tanimë për nëntë vite me radhë e mban Norvegjia, e cila vlerësohet si vendi më i lirë në botë për gazetarët. Vendin e dytë e ka Estonia, e ndjekur nga Holanda, ndërsa më pas vijnë Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Irlanda. Si vende më të mbyllura dhe të rrezikshme për gazetarët janë Afganistani, Irani, Siria, Kina, Korea e Veriut dhe Eritrea.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026