Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve, Trump kontroll total në Uashington
Natën e zgjedhjeve, Donald Trump përsëriti frazën: “Premtimet e bëra, premtime të mbajtura”. Dhe tani që republikanët kanë marrë zyrtarisht kontrollin e Kongresit, ai do ta ketë shumë më të lehtë të mbajë premtimet e tij.
Në fjalorin politik të Uashingtonit quhet “qeverisje e trefishtë” kur partia e presidentit kontrollon të dyja dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Këtë kontroll, Partia Republikane e Donald Trump tashmë e gëzon plotësisht.
Kontrolli nga një parti e vetme ka qenë diçka e zakonshme në Shtetet e Bashkuara, por në dekadat e fundit, ai është bërë më i rrallë dhe më i shkurtër. Shpesh herë, partia në pushtet humbet terren kur mbahen zgjedhjet e mesmandatit, vetëm 2 vjet pas atyre presidenciale.
Vetë Trump e pati shansin e qeverisjes së trefishtë në 2 vitet e para në Shtëpinë e Bardhë, por ai konstatoi se një kontroll i tillë nuk ofron garanci që presidenti të bëjë ç’të dojë.
Në dy vitet e para, Trump miratoi një draft që reduktonte taksat për korporatat nga 35 në 21 për qind dhe shkurtonte disa të tjera mbi individët.
Por në rastet kur u kundërshtua nga disa anëtarë të partisë së tij, ai luftoi për t’ia arritur qëllimit me mjete të tjera.
Për shembull, plani i tij për të zhbërë reformën e njohur si “Obamacare”, dështoi kur senatori i njohur republikan John McCain refuzoi ta votonte. Gjithashtu, ai dështoi të miratonte edhe ligjin për infrastrukturën që kishte premtuar.
Një pengesë madhore ndaj kontrollit total përbën fakti se miratimi i drafteve në Senat kërkon një shumicë prej tre të pestash, ose 60 vota.
Kjo u mundëson senatorëve ta vonojnë draftin duke mbajtur të hapur debatin. Gjithashtu, kjo do të thotë se kur një parti ka një shumicë të thjeshtë në Senat i duhet konsensusi i palës tjetër për të kaluar ligjet.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit