Reshat Arbana feston 85-vjetorin: Jeta është 3 ditë, ta duam më shumë njëri-tjetrin

16 Shtator 2025 | 17:02

Aktori i shquar dhe ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, festoi 85-vjetorin e lindjes.

Mes emocionesh, kujtimesh dhe lotësh, “Nderi i Kombit” përcolli mesazhe të forta për publikun në këtë stacion të jetës së tij.

“Jeta qenka tre ditë: e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja. E nesërmja nuk dihet. Ta bëjmë sot atë që kemi për të bërë, mos ta lemë për nesër. Ta duam më shumë njëri-tjetrin. Ky ishte stacioni im i 85-të. Po në iksha nga kjo botë, zemra do më mbetet pas. Do iki me pishmanllëkun e madh që nuk e pashë këtë Shqipëri me një demokraci të vërtetë. T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër,” u shpreh Arbana.

Reshat Arbana është një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, për kontributin e tij të çmuar në kinematografi dhe teatër.

Ai ka sjellë në jetë mbi 40 personazhe në film dhe qindra role në skenë, duke u bërë një simbol i gjallë i shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Me rastin e 85-vjetorit të tij, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit e uroi aktorin duke shfaqur dokumentarin “Përballë”, ku vetë Reshat Arbana ndalet tek rolet më të spikatura të karrierës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026