Reshje intensive gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, nuk shfaqen problematika

11 Dhjetor 2022 | 10:43

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur reshje të vazhdueshme në Elbasan.

Gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani raporton se pavarësisht kësaj, nuk ka pasur njoftime për problematika, si pasojë e motit të keq.

“Edhe në qarkun e Elbasanit, moti gjatë 24 orëve të fundit ka qenë me prezencë të lartë të reshjeve, reshje të vazhdueshme, por fatmirësisht deri në këto momente nuk njoftohen nga Emergjencat Civile apo nga Bashkia Elbasan për problematika serioze. Në këtë qark ka zona dhe vende që monitorohen specifikisht për shkak të disponibilitetit që ato kanë për t’u përballur me problematika.

Janë kthesat e Murrashit ato të cilat herë pas here përbëjnë rrezik, veçanërisht gjatë stinës së reshjeve, pasi përballen me rrëshqitje të dherave dhe gurëve. Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka njoftime për problematika që lidhen me prezencvën e reshjeve”, raportoi ndër të tjera Tafani.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026