Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për javën

6 Dhjetor 2021 | 08:23

Reshjet do të jenë prezente gjatë gjithë javës në të gjithë territorin e vendit.

Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se të hënën dhe të martën do të ketë reshje mesatare dhe intensive, ku në zonat urbane të ultësirës perëndimore mund të ketë përmbytje të përkohshme.

Nga e marta në të enjten pritet të ketë reshje në sasi më të pakta, por do të ketë një ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Pritet që në zonat malore të ketë reshje të dendura dëbore.

Ndërsa, të premten do të ketë reshje intesive në të gjithë vendin.

Sa i përket temperaturave, sot dhe nesër do të luhaten nga 3-14 gradë.

Nga dita e mërkurë do të ketë një rënie të ndjeshme dhe temperaturat do të ulen deri -4 gradë në zonat malore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022