Reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

1 Dhjetor 2024 | 09:55

Reshjet e borës në juglindje të vendit kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Qarku ne Korçës, duke prekur mijëra abonentë në disa zona rurale. Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike prek 5,628 abonentë në total, të shpërndarë në disa fidera kryesorë si më poshtë:

Fideri Vithkuq (NST Rehovë): Pa energji, 6 abonentë në zona rurale (Brozdovec dhe Mazrek).

Fideri Cervenakë (NST Gur i Kuq): Pa energji, 12 abonentë në zona rurale.

Fideri Potgozhan (NST Gur i Kuq): Pa energji, 160 abonentë në Bishnicë dhe Çezmat.

Fideri 8 (NST Bilisht): Pa energji, 570 abonentë në Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Kallamas dhe Gollomboc.

Fideri 5 (NST Bilisht): Pa energji, 3,210 abonentë në zonën e Mirasit.

Fideri 19 (NST Korçë): Pa energji, 150 abonentë në Dardhë.

Fideri Frigorifer (NST Gjanç): Pa energji, 120 abonentë në Lavdar.

Fideri 6 (NST Mollas): Pa energji, 50 abonentë në Panarit.

Fideri 9 (NST Lozhan): Pa energji, 100 abonentë në Lozhan.

Kjo situatë është rezultat i defekteve të shumta në rrjetin elektrik për shkak të dëborës, që kanë prekur kryesisht zona të thella rurale. Punonjësit e OSHEE janë duke punuar për riparimin e avarive, por për momentin nuk ka një afat të qartë për rikthimin e furnizimit me energji në të gjitha zonat e prekura.

LEXONI GJITHASHTU:

Meteorologu Osmani: Ky dhjetor do jetë më i ftohtë se i kaluari, por do kemi ditë…

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen, bllokohet rruga e re Korçë-Ersekë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
19:57 | 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe...
19:43 | 30/06/2026