Përmbytjet, Rama reagon për situatën në Durrës. Ministrja Koçiu: Strukturat janë në gatishmëri

7 Janar 2026 | 22:12

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook në lidhje me situatën nga reshjet e shiut në Durrës, ku thekson se dy hidrovoret e bashkisë së këtij qyteti po punojnë me kapacitet të plotë dhe ndërhyrjet në terren vijojnë pa ndërprerje.

Rama shkruan se paralelisht ka nisur edhe procesi i vlerësimit të dëmeve materiale, ndërsa thekson se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe do të vijojnë punën gjatë gjithë natës për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në lidhje me këtë situatë, mbrëmjen e kësaj të mërkure Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu së bashku me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ishin në hidrovorin e ri të Porto Romanos.

Ministrja Koçiu, theksoi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e dendura të orëve të fundit ndërsa nënvizoi se funksionimi paralel i 2 hidrovorëve, atij të ri dhe atij ekzistues, ka qenë vendimtar për të shmangur një situatë të agravuar në qytet.

“Reshjet kanë sjellë një situatë shqetësuese, por të gjitha institucionet janë në terren dhe në gatishmëri të plotë. 12 orët e ardhshme mbeten kritike dhe fokusi ynë është menaxhimi i situatës dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve. Më pas do të vijojë procesi i vlerësimit të dëmeve, i cili ka nisur tashmë në disa zona,” u shpreh ministrja Koçiu.

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, konfirmoi se infrastruktura kritike po funksionon pa ndërprerje. Ajo bëri të ditur se hidrovori i ri, i ndërtuar me fondet e qeverisë, ka qenë në punë të plotë prej rreth 48 orësh, me të gjitha pompat aktive, ndërsa edhe hidrovori i vjetër është funksional me 6 pompa dhe kapacitete rezervë për furnizimin me energji elektrike.

“Pa funksionimin e këtyre objekteve do të ishte e pamundur menaxhimi i situatës. Ato monitorohen 24 orë nga stafet teknike dhe kanë një rëndësi jetike për qytetin në raste emergjencash,” theksoi Sako.

Autoritetet konfirmojnë se monitorimi vijon pa ndërprerje dhe se të gjitha strukturat e emergjencave janë në gatishmëri për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të mëtejshëm të situatës.

https://streamable.com/dj2a47

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026