Reshjet në vend, Haxhimali: Duhet plan afatgjatë, kemi dështuar në parandalim
Eksperti për qeverisjen vendore dhe drejtori ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali ka komentuar në “Now” situatën nga reshjet dendura që kanë sjellë mjaft problematika në vend.
Eksperti thekson se defekti më i madh qëndron te mungesa e parandalimit, duke shtuar se pa politika të qarta dhe planifikim afatgjatë, këto problematika do të vazhdojnë të përsëriten.
“Ne kemi investuar në momentin e parë për këtë ngjarje dhe kemi harruar të investojmë në parandalim. Ky është defekti më i madh që kemi.
Nëse duam të bëjmë këtë planifikimin e mirë se sa është sasia e reshjeve, sa është shkarkimi, si e kemi sistemin e hidrovoreve, të gjitha institucionet e bëjnë planifikimin të qartë se sa pjesë territori po përmbytet dhe sa familje rrezikojnë.
I gjithë mekanizmi lë për të dëshiruar. Sa kohë nuk bëjmë politika për të ndërtuar sistemin e parandalimit, do kemi dimër verë këto problematika”, tha eksperti Haxhimali.
Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura
Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen
- 10:44 Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura