Restaurohet godina antike në Parkun Arkeologjik të Amantias

9 Maj 2025 | 20:25

Një tjetër thesar i trashëgimisë sonë kulturore është “ringjallur” në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Godina antike në agoranë e këtij parku është restauruar dhe tashmë është gati për të pritur vizitorët e apasionuar pas antikitetit.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë realizuan me sukses restaurimin e godinës antike në zonën publike të qytetit të lashtë të Amantias.

Gjatë procesit të restaurimit, u identifikuan dhe u përdorën disa prej blloqeve origjinale për të rinovuar muraturën.

Godina rifitoi vertikalitetin dhe u ekspozua dyshemeja me pllaka guri, e cila është ruajtur në gjendje shumë të mirë.

Ky monument i saporestauruar i shtohet pasurisë së Parkut Arkeologjik të Amantias, duke e bërë atë një pikë të re referimi për të gjithë dashamirësit e historisë dhe kulturës sonë kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë vijon të mbetet një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri, duke tërhequr mijëra vizitorë...
19:45 | 09/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026