Përurohet parku fotovoltaik në Karavasta, më i madhi në rajon
Në Karavasta është ndërtuar parku më i madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor. E pranishme në ceremoninë e përurimit të këtij investimi, zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku tha se ky investim në sektorin energjetik, është dëshmi suksesi, që do të pasohet nga një tjetër park në Spitallë.
“Ky park mbart një sërë vlerash, është dhe parku më i madh fotovoltaik në Ballkan. Kemi arritur një çmim rekord. “Voltalia” për ne është një shembull i investimeve të huaja të suksesshme që zhvillohen në vendin tonë dhe në sektorin e energjetikës”, tha Balluku.
Edhe përfaqësuesja e BERZH, vlerësoi punën për e bërë për diversifikimin dhe rritjen e prodhimit të energjisë në vend, duke thënë se projekte të tilla do të gjejnë mbështetje.
“Është një projekt i ndërtuar me standardet më të larta mjedisore. Ne në BERZH kemi pranuar urgjencën për tranzicionin e energjisë, prandaj i kemi dhënë përparësi financimit të energjisë së rinovueshme”, tha ajo.
Parku fotovolatik i Karavastasë ka një fuqi të instaluar prej 140 MW, dhe sipas marrëveshjes së nënshkruar me shtetin shqiptar, kompania Voltalia, do ta shesë energjinë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro/mWh për 15 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE