E rëndë në Gjermani| Shqiptari qëllon 5 herë me thikë gruan në sy të djalit 7-vjeçar

10 Prill 2025 | 16:15

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani, ku një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Samson K., dyshohet se ka sulmuar brutalisht me thikë bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren Sabrina K., duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, gruaja ka marrë pesë goditje me thikë në prezencë të djalit të tyre 7-vjeçar. Viktima ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, pranë vendit të krimit.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, një vajzë 4-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar. Sipas të përditshmes gjermane BILD, marrëdhënia mes çiftit ishte e tensionuar prej vitesh, dhe shpeshherë e karakterizuar nga konfliktet dhe dhuna në familje.

Hetimet kanë zbuluar se më 17 janar 2024, Samson K. e kishte goditur bashkëshorten në fytyrë dhe i kishte shkaktuar lëndime të dukshme, përfshirë një buzë të ënjtur dhe gërvishtje në fytyrë. Për shkak të dhunës, gjykata kishte nxjerrë një urdhër mbrojtjeje ndaj viktimës, i cili ndalonte autorin t’i afrohej asaj apo banesës më shumë se 100 metra. Ky urdhër, megjithatë, ishte shkelur disa herë nga 33-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën, pas një përplasjeje për kujdestarinë e vajzës së tyre 4-vjeçare. Samson K. kishte tentuar ta merrte të bijën nga kopshti, por personeli i institucionit nuk e lejoi për shkak të vendimit gjyqësor. Pas kësaj, Sabrina e mori vajzën dhe e la në kujdesin e një mikeje, për t’u nisur më pas drejt shkollës së të birit.

Sipas dëshmive, sapo nëna dhe djali u afruan pranë banesës, Samson K. e sulmoi bashkëshorten me thikë në prani të fëmijës. Pas sulmit, ai nuk tentoi të largohej, por qëndroi në vendngjarje deri në mbërritjen e forcave të rendit, ku thuhet se i tha dëshmitarëve: “Nuk e dini se çfarë më bëri ajo.”

Ndërkohë, policia dhe shërbimet sociale janë kujdesur për fëmijët e çiftit. Një zyrtare policore është parë duke i çuar të miturit në një ambient të përkujdesit social.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026