Goditi me thikë bashkëshorten, caktohet arrest në burg për Adriatik Bodinin
Sot është zhvilluar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Adriatik Bodinin, 55-vjeçarin i cili u arrestua nga Policia e Sarandës pas dyshimeve se goditi me thikë bashkëshorten e tij, Mirjana Bodini.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë në shtëpinë e tyre, në lagjen nr. 4 të qytetit.Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
55-vjeçari ka pranuar se incidenti ka ndodhur pas një grindjeje mes tij dhe bashkëshortes, dhe është shprehur se gjithçka ndodhi në një moment të tensionuar brenda familjes. Adriatik Bodini është punëtor ndërtimi dhe kohët e fundit kishte punuar në Piqeras.
Ndërkohë, Mirjana Bodini, 51-vjeçare dhe mësuese me profesion, ndodhet ende në spitalin e Vlorës, ku po merr trajtim për plagët e marra. Çifti është prindër i një djali.
Gjykata ka vendosur që Adriatik Bodini të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng