Restoranti në Prishtinë ndalon hyrjen për shtetasit e BE-së
Një restorant në Prishtinë i cili ndodhet përballë zyrave të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Eulex, ka vendosur mos t’i lejojë shtetasit e vendeve të BE-së që të hyjnë në lokal.
Ky është një vendim i pronarit të lokalit në formë proteste për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.
Edhe pse dëmtohet ekonomikisht, meqë lokali i tij është i frekuentuar nga punëtorët e EULEX-it, zyrat e të cilëve janë përballë, ai nuk është pishman për këtë vendim.
Mbishkrimin e kanë kuptuar shtetasit e huaj, dhe pronari i lokalit thotë se nuk i është dashur ta largojë dikë nga lokali.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka të drejtën e lëvizjes pa viza ne zonën Shengen.
Pavarësisht se që nga viti 2018 i është thënë se ka plotësuar të gjitha kushtet, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë më të izoluarit në Evropë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania