Retorika antiserbe e Kurtit ka çuar dialogun në absurditet, thotë Petkoviç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha sot se Prishtina gjatë gjashtë muajve të fundit po mundohet “ta çojë dialogun në absurditet të plotë”, duke theksuar se për dialog duhen dyja palët.
Ai tha për Radio Televizionin e Serbisë se Beogradi është i përkushtuar për dialog dhe se do të vazhdojë të insistojë në formimin e Asociacionin e Komunave Serbe, i cili nuk u krijua as pas nëntë vitesh që nga arritja e marrëveshjes në Bruksel.
“Kur i referoheni atij dokumenti, atëherë pala e Prishtinës i referohet vendimit të të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, e cila hodhi poshtë dispozitat e vitit 2015, pra 22 nene të parimeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviç.
Siç ka theksuar ai, që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 23 incidente dhe sulme ndaj qytetarëve serbë në Kosovë, përkatësisht 150 që nga ardhja e Kurtit në pushtet.
“Retorika antiserbe e Kurtit gjeneron një atmosferë shumë negative në Kosovë, e cila rezulton në veprimet e ekstremistëve shqiptarë që sulmojnë popullin, kishën dhe pronën tonë. Për këtë arsye kemi nevojë për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Petkoviç.
Sa i përket zgjedhjeve, ai tha se do të diskutojë me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, sepse qëndrimi i serbëve në Kosovë, si dhe i Beogradit zyrtar është i qartë: zgjedhjet e 3 prillit duhet të mbahen edhe në Kosovë.
“Askush nuk ka të drejtë të privojë serbët në Kosovë nga e drejta e votës”, tha Petkoviç.
Nëse nuk organizohen këto zgjedhje, ai ka konfirmuar se qytetarët serbë të Kosovës nuk do të votojnë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina.
Siç theksoi ai, pala serbe “dëshiron paqe dhe stabilitet të marrëdhënieve “.
“Pajtimi historik i popullit serb dhe shqiptar është i domosdoshëm për prosperitet dhe përparim në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Petkoviç.
Më 16 janar, Serbia ka organizuar një referendum për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë dhe kjo ka qenë hera e parë që në vendet me shumicë serbe në Kosovë nuk është hapur asnjë vendvotim.
Vendimin për moshapjen e asnjërës nga këto qendra e ka marrë Qeveria e Kosovës, me arsyetimin se hapja e vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Qytetarët serbë kanë mundur ta ushtrojnë të drejtën e votës me postë ose përmes Zyrës Ndërlidhëse me Serbinë.
Vendimi i Qeverisë është mbështetur edhe nga Kuvendi i Kosovës më 15 janar, përkundër thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që serbëve në Kosovë t’iu mundësohet të votojnë në referendumin e organizuar nga Serbia.
Më 3 prill, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Prishtina zyrtare ka thënë se votimi i serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 3 prillit, “do të duhej të bëhej në të njëjtën mënyrë sikurse në rastin e referendumit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar