“Revanshi”, Gjykata e Posaçme lë në burg “Niçen” e Shijakut

1 Korrik 2024 | 12:43

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Astrit Avdylajn, i njohur ndryshe si “Niçja” i Shijakut, i cili kishte kërkuar më herët një masë më të butë sigurie.

Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, Avdylaj nuk ka dhënë asnjë deklarim.

Astrit Avdylaj u arrestua në Shijak, në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revanshi’.

Avdylaj dilte në bisedat e aplikacionit Sky Ecc të dosjes ‘Metamorfoza 3’, teksa komunikonte me personazhe të tjerë të botës së krimit për vrasjen e Durim Bamit.

Dyshohet se Avdylaj kishte siguruar kushtet për Ervis Martinajn, ish-deputetin socialist Arben Ndoka dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, për vrasjen e ‘të fortit’ të Niklës, Durim Bamit.

Pra akuza me të cilën do të duhet të përballet Astrit Avdylaj, i njohur edhe si Niçe, është ajo e ‘sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në kuader të grupit të strukturuar kriminal’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026