U kap në banesë i armatosur, foto e re e “Niçes” së Shijakut Astrit Avdylaj
Pas rreth një muaji në arrati ku i shpëtoi operacionit ‘Revanshi’, bie në pranga Astrit Avdylaj.
Sipas informacioneve personazhi i njohur i botës së krimit është arrestuar në banesën e tij në Shijak gjatë një operacioni policor.
Në momentin e arrestimit Astrit Avdylaj i njohur edhe me nofkën “Niçja”, ishte i armatosur.
Ai rezulton në kërkim nga SPAK për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ne dëm të shtetasit Durim Bami, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar.
Nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc, Avdyli bashkëpunonte dhe thurte plane me grupin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe grupin e Ervis Martinaj për të ekzekutuar Durim Bamin. Ky i fundit është ndaluar në Dubai dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet apo jo në Shqipëri.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar