Revolta e Qafë Barit, Basha: Edhe sot, çdo shqiptar e ka të përbrendshëm revoltimin

22 Maj 2024 | 09:32

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar 40-vjetorin e revoltës në burgun e Qafë Barit duke nderuar me mirënjohje dy protagonistët e kësaj ngjarje historike, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja. Basha shprehet se “edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie”. Sipas kreut demokrat, PD do të bëjë gjithçka që për shqiptarët të nëhet realitet aspirata për një Shqipëri më të mirë.

“Në këtë përvjetor përkulemi me nderim dhe mirënjohje para heroizmit të dy martirëve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tomë Ndojës, të cilët u bënë mishërim i sakrificës për liri, dhe të shokëve dhe bashkëvuajtësve të tyre, protagonistë në këtë ngjarje të madhe.

Edhe sot pas 40 vitesh nga revolta e Qafë Barit, çdo shqiptar e ka të përbrendshme revoltimin ndaj padrejtësive, duke mos bërë mjaftueshëm jo vetëm për shtresën më të vuajtur të atij regjimi, por edhe në raport me pritshmëritë e njerëzve për liri, demokraci dhe mirëqenie.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat e çdo shqiptari për një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më të begatë. Lavdi përjetë heronjve të revoltës së Qafë Barit!”, shkruan Bashan në facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026