Revoltohet Andi Bushati: Yuri Kim të marrë plaçkat dhe të ikë në shpi

15 Dhjetor 2022 | 22:12

Analisti Andi Bushati u revoltua në studion e “Now me Erla Mëhillin”, ndërsa u shpreh se ambasadorja Yuri Kim duhet të largohet.

“Më thoshin është drejtësia e amerikanëve. Tani kjo fabul, nesër në orën 10 merr fund. Ajo ambasadorja të marri plaçkat të iki në shtëpi se nesër ajo s’ka pse ankohet se do zgjidhet një nga heronjtë e fëmijëve të vet, jo tonët, se unë si kam heronjtë e fëmijëve të mi,” – u shpreh Bushati.

Më herët ai e cilësoi ambasadoren Kim në raport me deklaratat për drejtuesin e ri të SPAK-ut si një çilimi që qan se i kanë vjedhur lodrën.

“Pra, kush është thelbi? Ne kemi nga njëra anë zonjën Kim që thotë se manipulojnë KLP-në, do zgjedhin njeriun e tyre nga SPAK-u, po kjo zonja na ka thënë që këta janë heronjtë e fëmijëve tanë, këta të SPAK-ut, pra nga këta heronjtë kudo të kapi dora prapë mirë del, duhet të ishte normalisht,” – u shpreh Bushati.

Ai kujtoi se KLP-ja ka qenë një nga sukseset e reformës në drejtësi e mbështetur dhe financuar nga arkitektët amerikanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet...
22:25 | 30/06/2026

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka folur në Now në Euroneës Albania lidhur me protestën pas 31 ditëve të zhvilluara. Klosi tha se...
22:04 | 30/06/2026