Rezervimet për Dubai nga Shqipëria pezullohen pas përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
6 Mars 2026 | 19:34

Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në tregun e udhëtimeve nga Shqipëria. Rezervimet për Dubai, një prej destinacioneve më të preferuara të shqiptarëve, janë pezulluar, ndërsa agjencitë turistike raportojnë shtyrje dhe anulime të fluturimeve.

Rezervimet janë të ngrira dhe agjencitë po përballen me menaxhimin e situatës.

Aurela Baholli nga një agjenci turistike shpjegon se mbyllja e Dubait ka efekt zinxhir mbi industrinë e udhëtimeve, pasi qyteti përdoret si destinacion për pushime dhe si pikë tranziti drejt Lindjes së Mesme dhe Azisë. Për momentin, fluturimet janë shumë të kufizuara dhe agjencitë po përdorin linja alternative për të kthyer klientët.

Në tre muajt mars–prill–maj janë kryer rreth 1000 rezervime, por disa janë anuluar. Në total, mbi 20 mijë udhëtime drejt Lindjes së Mesme janë anuluar që nga nisja e konfliktit.

“Fluturimet nga dhe drejt Dubait janë të pezulluara. Për klientët që kanë udhëtuar, kompanitë ajrore mbulojnë kostot shtesë përmes rimbursimeve ose riskedulimeve. Paqartësia për kohëzgjatjen e sulmeve ka sjellë hezitime dhe Dubai nuk është më në krye të listës së destinacioneve për pushime”, thotë Aurela Baholli.

Situata ka detyruar shumë shqiptarë të rishikojnë destinacionet për pushimet, duke zgjedhur vende më të sigurta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale

Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit....
11:41 | 03/07/2026

Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për...
10:25 | 03/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026