Rezistenca nga antibiotikët, kreu i urdhrit të mjekut veteriner: Problem global
Antibiotiko rezistenca është kthyer në një shqetësim mbarë global. Veç përdorimit pa kriter nga njerëzit, problem është marrja e tyre nëpërmjet prodhimeve shtazore.
Urdhri i mjekut veteriner, vë në dukje se janë marrë një sërë masash për ndërgjegjësimin e veterinerëve për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek kafshët bujqësore.
“Ky mbetet një mision edhe i urdhrit të mjekut veterinar me tema specifike për rastin konkret të antibiotiko rezistencës dhe menaxhimin e medikamenteve veterinare”, thotë Ervin Resuli, president i urdhrit të mjekut veteriner.
Trajtimet e reja mjekësore edhe tek kafshët bujqësore ka bërë që koha e shërimit të jetë më e shpejtë.
“Ka një sërë protokollesh në përdorimin e medikamenteve në kafshët bujqësore kryesisht të cilat kanë kohën e tyre të pezullimit apo karencës që njihet ndryshe, të cilat varion nga 7 dite 15 apo 21 ditë, po ashtu me gjeneratën e fundit ne kemi mediakmente të cilat nuk kanë mbetje kryesisht në qumësht apo janë më me pak ditë në mish”, shprehet ai.
Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se rritja e rezistencës së baktereve ndaj trajtimeve po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, si pasoje e përdorimit të antibiotikëve edhe kur nuk duhet, tek njerëzit, apo konsumimi i produkteve shtazore në kohën kur kafshët janë nën trajtim mjekësor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë