“Rezistencë ndaj policisë për serverat”- Gazetarja detaje nga brenda kampit MEK
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, raportoi se ka pasur kontrolle të shumta policie që prej orës 3 të mëngjesit të sotëm në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Brenda kampit janë hedhur lëndë neutralizuese, ndërsa banorët thonë se nuk e dinë pse po bëhet ky kontroll. Nga tensionet raportohet për 1 viktimë dhe 36 të plagosur.
Sipas informacioneve situata ka agravuar pasi banorët e kampit kanë bërë rezistencë për të dorëzuar serverët dhe kompjuterët.
Të plagosurit dhe viktima nuk dihet nëse janë brenda kampit apo janë zhvendosur diku tjetër.
Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit, Ali Mostashari, deklaratë kjo e cila u mohua nga policia. Sipas tyre ka të plagosur, por jo viktima.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren