Zëdhënësi i MEK: Një i vrarë nga kontrollet e policisë në kampin e muxhahedinëve

20 Qershor 2023 | 11:29

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit.

Sipas zëdhëbësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në Shqipëri.

Sot është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Situata mbetet e paqartë dhe nuk dihet ende çfarë po ndodh me saktësi brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Gazetarja e Euronews Albania Kloida Gjuzi tha se sipas dëshmive të banorëve, brenda kampit ishte bërë rezistencë ndaj kontrolleve të policisë për mos dorëzimin e serverave.

Raportohet se 36 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet neutralizuese sipas policisë.

Ndërkohë që në një reagim për Euronews Albania, policia mohon lajmin se ka mbetur i vdekur një person gjatë aksionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026