Rezoluta për Iranin, gazetari: Asnjë vend i BE-së nuk e ka marrë këtë vendim

17 Mars 2026 | 22:27

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Arbër Hitaj komentoi rezolutën e parlamentit që shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, duke ngritur pikëpyetje mbi koordinimin me partnerët europianë. Sipas tij, ndonëse vendimi në parim nuk është i gabuar, mbetet e paqartë nëse Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, i cili ka ndjekur një qasje më të kujdesshme ndaj Iranit.

Hitaj theksoi se kjo lëvizje e Shqipërisë duket si një rreshtim më i fortë në aksin SHBA–Izrael, në një kohë kur BE-ja ka zgjedhur të mos përfshihet drejtpërdrejt në këtë qasje. Ai ngriti shqetësimin se kjo mund të krijojë një lloj shkëputjeje në qasjen diplomatike të vendit.

“Ajo që unë nuk kuptoj është vetëm kjo, a është në rakordancë me partnerët europianë? Sepse Bashkimi Europian ka mbajtur një qasje shumë të kujdesshme ndaj situatës në Iran. Kjo është një qasje që ka qeveria Rama, qartazi në mbështetje të nismave që ndërmerr presidenti amerikan Donald Trump dhe me Izraelin. A është e koordinuar apo jo me Bashkimin Europian? Sepse mua më duket, bashkë me Bordin e Paqes, sikur Shqipëria ka një lloj shkëputje, jo institucionale, por në qasjen diplomatike. Po drejtohet në aksin Izrael–SHBA dhe disa vendeve të Gjirit. Ndërkohë, duket sikur po harrohet kjo pjesa e Bashkimit Europian dhe, duke e lidhur edhe me Bordin e Paqes, si dhe me një lloj ngecjeje të atyre pjesëve teknike që kanë të bëjnë me negociatat, ndoshta edhe kjo ngecje që vjen nga Bashkimi Europian është një lloj reagimi ndaj kësaj qasjeje që ka Shqipëria. Pra, në aspektin strategjik, politik dhe ndërkombëtar, a ishte koha e duhur për ta ndërmarrë një veprim të tillë? Këtu unë kam pikëpyetjet e mia, sepse duke parë Bashkimin Europian që heziton, Shqipëria, dakord, duhet ta bëjë dhe duhet të rreshtohet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ndoshta mund të kishte pak më shumë prudencë. Kujdesi në diplomaci nuk është asnjëherë i tepërt. Nuk kishte ndonjë nxitim për ta bërë tani. Mund të shtyhej pak, sepse si miratimi mund të tërheqë pak vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk është se do të japë ndonjë impakt të jashtëzakonshëm. Madje mund të tërheqë edhe vëmendje të padëshiruar, sepse pavarësisht se Izraeli dhe Irani janë në një situatë konflikti, Irani është një shtet i plagosur për momentin, me shumë probleme, sidomos për shkak të bombardimeve, por gjithsesi është një shtet me arsenal ushtarak, një shtet i rrezikshëm, që ka publikuar më herët edhe video që drejtoheshin ndaj Shqipërisë, me raketa, pra do të kishte sulme me raketa ndaj Shqipërisë. Kjo është shumë më e rëndë, sepse ndërpret marrëdhëniet ekonomike, nuk lejon shtetasit të shkojnë atje, as ata që janë atje të dalin. Nuk është vetëm ndaj Gardës Revolucionare. Pas Izraelit, jemi vendi i parë që marrim një nismë të tillë. Është shumë më e thellë si vendimmarrje sesa thjesht Garda Revolucionare. Është shumë më e fortë. Nuk e ka ndërmarrë as Parlamenti Europian një gjë të tillë. Nuk e ka ndërmarrë asnjë vend i Bashkimit Europian. Prandaj duhet pak më shumë prudencë në raste të tilla, sepse janë vendime shumë drastike për një vend kaq të vogël sa Shqipëria”, tha Hitaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026