Richard Grenell i kundërpërgjigjet Kurtit: Ke qenë i dënuar nga administrata Trump

7 Shkurt 2025 | 09:07

Emisari amerikan, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një status të ri në X Grenell publikoi shkrimin e Euronews Albania ku hodhi poshtë deklaratat e kryeminsitrit të Kosovës duke thënë se Kurti ka qenë i sanksionuar nga administrata e parë Trump dhe deklaratat e tij janë deluzive dhe se marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk kanë qenë kurrë më të ulëta.

Kurti deklaroi dje përsëri se marrëdhëniet Kosovë-SHBA s’kanë qenë kurrë më të mira e për këtë reagoi përsëri Grenell.

“Deluzive. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj”, shkruan Grenell në X .

Kryeministri Kurti një ditë më parë iu kishte përgjigjur Grenellit duke thënë se marrëdhëniet me SHBA në janë më të forta se kurrë.

Kurti, i cili po kërkon një mandat të dytë, i është përgjigjur për herë të parë kritikave nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Misionet, i cili së fundi e cilësoi liderin e Vetëvendosjes si një partner jo të besueshëm për Uashingtonin.

Në një intervistë për mediat kosovare, Kurti ka hedhur poshtë komentet e Grenellit, duke thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në aktualisht është në nivelin më të mirë që nga fillimi i saj.

Ai gjithashtu e pozicionoi veten si një aktivist dhe jo si analist, duke sugjeruar se komentet e Grenell ishin interpretime mediatike dhe jo citate të drejtpërdrejta.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026