Rihapen thirrjet për specializime në mjekësi urgjence dhe familjeje

20 Qershor 2024 | 18:26

Qendrat e mjekësisë familjare parashikohet të jenë e ardhmja e shërbimit shëndetësor parësor.

Do të jenë qendrat shëndetësore ato që do të kthehen në qendra të mjekësisë familjare, duke ofruar kështu një gamë më të gjerë shërbimesh brenda tyre.

“Mjeku që do punojë aty do jetë i specializuar në mjekësisë familjare, ku do ketë mundësi të japë shërbim më cilësor pranë vendbanimit të qytetarit. Do jenë qendra që do kenë mjek të kualifikuar që sot shumë shërbime që nuk mundet ti ofrojnë dhe ua kërkojnë një mjeku specialist, nesër të mund ti përballojnë dhe ti mbyllim në këto qendra të mjekësisë familjare”, tha Entela Ramosaço, zëvendësministre e Shëndetësisë.

Pilotimi ka nisur në Tiranë, por për të mundësuar shtrirjen e tij në të gjithë Shqipërinë, do të duhen më shumë mjek të specializuar në mjekësi familjare. Pikërisht për të stimuluar mjekët e rinj të zgjedhin jo vetëm mjekësinë e familjes, por edhe atë të urgjencës, Ministria e Shëndetësisë ka rihapur thirrjen për aplikantët, duke ofruar edhe shumë lehtësira.

“Kemi hequr konkursin e informatizuar, ata që duan të bëjnë specializimin në spitalet rajonale, të krijojmë mundësinë që pranë vendbanimit të realizojnë praktikat mjekësore. Gjatë viteve të specializimit ato do paguhen 100% të pagës së mjekut specialist dhe ata që kanë një vend pune aktualisht pas mbarimit të specializmit të kthehen në vendin e punës…”, tha Entela Ramosaço, zëvendësministre e Shëndetësisë.

Mjekësia e urgjencës, dhe ajo e familjes, janë dy degë që deri më tani nuk janë preferuar nga mjekët e rinj dhe pikërisht për të ndryshuar këtë trend, Ministria e Shëndetësisë i ka përfshirë në degët prioritare me kuota të mbuluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C

Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë Italinë dhe një pjesë të madhe të Evropës, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në...
09:28 | 14/07/2026

Ndizet një vatër zjarri në lagjen “15 Tetori” të Vlorës, rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër zjarri ka rezultuar aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë...
09:26 | 14/07/2026

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026