Rihapja e aktivitetit në mjediset e mbyllura, baret ankohen se nuk kanë hapësira të mjaftueshme për ruajtjen e distancës

28 Shtator 2020 | 14:29

Protokolli për hapjen e bareve dhe restoranteve edhe në ambientet e brendshme për bizneset duket i pazbatueshëm. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj në një intervistë për Euroneës Albania tha se një pjesë e konsiderueshme e këtyre bizneseve nuk kanë mundësi të ofrojnë ruajtjen e distancës fizike.

“Shumica e restoranteve ambientet e brendshme në të shumtat e rasteve nuk i kanë shumë të mëdha. Gjithë ky distancim do të thotë që do punojmë me 1 të katërtën e ambientit, i bie që të punojmë edhe me 1 të katërtën e stafit, i bie që edhe qiradhënësi të na e japë edhe ambientin me një të katërtën e qirasë,” – u shpreh Jahaj.

Protokollet përcaktojnë se për zbatimin e masave kundër koronavirusit ka përgjegjësi drejtpërdrejtë biznesi, por për Jahajn përgjegjësia u duhet dhënë edhe klientëve.

“Pjesa e përgjegjësisë i ngelet gjithmonë administratorit, në asnjë moment nuk bëhet thirrje që personat apo klientët të jenë edhe ata të përgjegjshëm edhe të zbatojnë edhe ata një sërë masash,” – shton Jahaj.

Për specialisten e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, vendimi për hapjen e ambjenteve të mbyllura në bare dhe restorante pas 6 muajsh ndërpreje, erdhi bazuar në qëndrueshmërinë e situatës epidemiologjike. Ndonëse disa shtete në Evropë, po zgjedhin të ri-mbyllin një sërë aktivitetesh

“Flitet për një udhëzues të përkohshëm, jemi fleksibël dhe kjo do të përkthehet në faktin se nëse do kemi ndryshim të situatës epidemiologjike, do të kemi ndryshim të masave. Ne kemi marrë në konsideratë faktin, sepse tashmë kanë kaluar më shumë se 6 muaj me Covid, që do të thotë se të gjithë ne jemi më të ndërgjegjësuar,” – shprehet Dervishi.

Përpos bareve dhe restoranteve edhe pishinat e mbyllura, duke nisur nga 1 tetori do kenë mundësi të rinisin aktivitetin e tyre.

 

Lexoni gjithashtu:

Hapja e ambienteve të mbyllura, Enri Jahaj: Sektori mbetet i gjunjëzuar

Hapja e restoranteve me rregulla strikte, Marjeta Dervishi nga ISHP: Udhëzuesi është i përkohshëm

Tre viktima, 132 raste të reja dhe 95 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Mbi gjashtë muaj pandemi, spitalet shqiptare përballuan fluksin, por prirja e COVID-19 mbetet shqetësuese

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026