English

Rijetëzimi i Alpine F1

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesi i të shtunës në Zandvoort shënoi daljen e 1’rë për mediat nga Flavio Briatore që prej muajit Qershor kur u rikthye në Formula 1. Përkrah tij ishte “Team Principal” Oli Oakes, në detyrë prej disa javësh. Periudha e vështirë për Alpine duket se është lënë pas dhe largimet masive të stafit drejtues, tani po mbulohen nën drejtimin e 74 vjeçarit me një shpejtësi të pamenduar më herët.

- Advertisement -

Kur CEO, Laurent Rossi u largua nga Alpine vitin e shkuar, efekti domino ishte i pashmangshëm  me “Team Principal” Otmar Szafnauer, Drejtorin Sportiv Alan Permane, CTO Pat Fry, Drejtorin Tekni Matt Harman, Drejtuesin e Departamentit të Aerodinamikës Dirk de Beer dhe Drejtor e Zhvillimit të Projektit Sportiv, Davide Brivio. Ndërkohë një muaj më parë “Team Principal Bruno Famin” u spostua nga projekti i F1 për ti bërë vend Oakes.

Për Briatore’n problemi i Alpine ishte mungesa e menaxhimit për shkak të njerzve të gabuar të cilët për më tepër kalonin pak kohë në selinë e skuadrës në Enstone. Një skuadër si Alpine nuk mund të drejtohet nga Parisi – vazhdon italiani që konfirmon se Oli Oakes do të ndjekë gjithcka nga selia në Angli. Ai vlerësohet nga Briatore, për entuziazmin, motivimin, ambicjet dhe talentin për të shndërruar një gjigand të fjetur në një pretendent për titull.

Alpine aktualisht është në vendin e 8’të për konstruktorë dhe rezultati më i mirë është pozicioni nr. 9 në garë. Shumë larg vitit 2022 kur e mbyllën sezonin në vendin e 4’t me objektiv ngjitjen mes më të mirëve. Briatore drejtoi skuadrën në Enstone gjatë viteve të lavdishme të shpalljes kampion Bote nën markën Benetton dhe më pas Renault. Ndaj ai është njeriu i duhur për të rigjallëruar sektorin e motorsportit në “Renault Group”.

Një tjetër çështje për tu zgjidhur është motorri, pasi Renault po shqyrton nëse duhet vazhduar ose jo me programin e prodhimit të tij për projektin F1. Aktualisht Mercedes shihet si kandidati potencial nëse fabrika franceze vendos të ndërpresë projektin në Viry. Briatore është në favour të Mercedes nisur nga suksesi i McLaren që ka një motor gjerman. Në të njëjtën kohë italiani i dha fund menjëherë zërave për shitjen e skuadrës.

“Ne duam vetëm të blejmë, nëse ka një skuadër tjetër, Luca de Meo vetëm do ta blejë dhe jo ta shesë”. Briatore flet edhe për Adrian Neëey’n që është në treg pas largimit nga Red Bull dhe firmës së munguar te Ferrari. Për italianin, nëse ai do ti bënte mirë skuadrës, atëherë Alpine do të shpenzonte për ta marrë. Kjo pasi tashmë financat dhe suporti nga drejtuesit e grupit Renault janë rijetëzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?