Rikthehen në skenë “Karnavalet e Korçës”, opereta do të luhet për 3 netë
“Karnavalet e Korçës”, një nga komeditë më të dashura të teatrove shqiptare u rikthye të hënën në skenë.
Nën regjinë e Inva Mulës, “Karnavalet e Korçës” erdhën në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një version të ri, të kënduar në formën e operas.
Batutat e njohura të komedisë morën një dimension të ri muzikor, duke sjellë një eksperiencë të veçantë për publikun.
Opereta shqiptare me tre akte, që ironizon shoqërinë feudale-borgjeze, përmes notave të humorit, mbetet një nga shfaqjet më të dashura për publikun.
Narrativa dhe loja aktoriale e shfaqjes sillet rreth fejesës së Afrovitit. I ati, Nikollaq Samarxhiu do një dhëndër të kamur për vajzën, e ëma, Olimbi, një dhëndër intelektual, e këtu nis gjithë konflikti në familjen e pasur korçare.
“Karnavalet” këtë herë erdhën nën dirigjimin e Elda Laros dhe dirigjentit të korit, Dritan Lumshi. Në rolet kryesore interpretojnë Solen Alla, Ivana Hoxha, Vikena Kamenica, Ramona Tullumani, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Renisa Laçka, Erlind Zeraliu, Artur Vera.
Teatri i Operas dhe Baletit fton edhe publikun që t’i bashkohet atmosferës së karnavaleve dhe të jenë me maska.
Shfaqja do të luhet deri më 26 Mars.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)