Rikthehen protestat kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit
Rikthehen protestat në rrugët e Beogradit, ku opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve lokale të dhjetorit duke thekuar se ato u munipuluan nga presidenti Vuçiç.
Edhe raportet e vëzhguesve ndërkombëtare kanë nënvizuar se zgjedhjet në Beograd u karakterizuan nga parregullsi të shumta.
Në Beograd, disa mijëra njerëz u mblodhën para selisë së komisionit shtetëror zgjedhor, duke brohoritur “hajdutë”, ndërsa liderët e opozitës folën para protestuesve duke denoncuar mashtrimet në zgjedhje.
“Ne nuk duhet të heshtim për këtë,” u shpreh një nga protestueset duke shtuar se protesta është fillimi i dickaje të madhe.
Presidenti serb u shfaq në televizionin shtetëror RTS të hënën në mbrëmje, duke deklaruar se “zgjedhjet ishin të drejta” dhe se ai donte “t’u thoshte njerëzve të mos shqetësohen … paqja, ligji dhe rendi do të mbizotërojë”.
Në një deklaratë paraprake, një mision i përbërë nga përfaqësues të mbikëqyrësve ndërkombëtarë tha se votimi ishte “e dëmtuar nga retorika e ashpër, paragjykimet në media, presioni ndaj punonjësve të sektorit publik dhe keqpërdorimi i burimeve publike”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta