Rikthehen zjarret në Gjirokastër, apelohet për parandalimin e tyre

16 Gusht 2023 | 14:28

Rikthimi i temperaturave të nxehta në këto ditë gushti ka shtuar numrin e zjarreve në Gjirokastër, në sipërfaqet pyjore dhe kullosore.

Përgjatë ditëve të para të gushtit janë regjistruar 10 vatra zjarresh kryesisht në pyje-kullota në zonat e Lunxhërisë, Cepos, Lazaratit, etj.

Për lokalizimin e këtyre zjarreve është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës dhe strukturave të bashkisë ndërsa flakët kanë rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve.

Shërbimi Zjarrfikës apelon që për shkak të motit të nxehtë banorët duhet të tregohen të kujdesshëm për parandalimin dhe evitimin e zjarreve në pyje kullota apo qendrat e banuara.

“Vëmendja e Shërbimit Zjarrfikës përveçse e kemi në lagjet e sipërme të qytetit dhe nëpër banesa vëmendja kryesore  në këtë periudhë sidomos  në stinën e verës është zjarret  në pyje-kullota.

Me ngritjen e temperaturave unë përsëri bëj një apel që të bëjnë kujdes të shtuar të gjithë administratorët blegtorët, komuniteti i Bashkisë Gjirokastër  pasi në këtë drejtim ne kërkojmë më shumë vëmendje  dhe më shumë përkushtim për  të mos lejuar që zjarret të marrin  përmasa të mëdha dhe të krijojnë dëme  në insfrastrukturë dhe në pyje-kullota”, pohon Pëllumb Shalari, drejtues i Shërbimit Zjarrfikës

Shërbimi Zjarrfikës kujdes po i  kushton parandalimit dhe ndërhyrjes në kohë në situatat e mundshme të zjarreve në zonën muzeale dhe pikat turistike në Gjirokastër, të cilat po vizitohen nga një numër i konsderueshëm turistësh.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

Parlamenti përfundoi punimet rreth mesditës pasi u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga Parlamenti ku u përballur me sulm nga protestuesit....
12:18 | 02/07/2026

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve,...
12:09 | 02/07/2026