Rikthehen zjarret në malin e Skërficës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

3 Gusht 2025 | 16:10

Zjarret janë rikthyer në malin e Skërficës duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme kullote malore. Sipas Shërbimit Zjarrfikës të Gjirokastrës, sot në territorin e Bashkisë Delvinë, me përhapje të mundshme drejt Bashkisë Gjirokastër, është raportuar një vatër zjarri në Malin e Skërficës.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë shërbimin përkatës të MZSH Delvinë për ndërhyrje në terren. Orët e mesditës një grup zjarrfikësish është nisur drejt vendngjarjes me qëllim vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit dhe intensitetit të erës, ekziston rreziku që të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar pyllin e mbrojtur të Pikësit.

Shërbimi i MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, i cili e bën të pamundur ndërhyrjen efektive me mjete tokësore.

Duke marrë parasysh rrezikun e lartë që paraqet përhapja e flakëve në pyllin e mbrojtur të Pikësit cilësohet e domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri që do të shmangte dëmtime të parikuperueshme të sipërfaqeve pyjore të mbrojtura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026