Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet
Zjarri që përfshiu malin e Shpiragut disa ditë më parë ka lënë pas pasoja të rënda për banorët e zonës, edhe pse në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan mbi 30 mjete zjarrfikëse, rreth 80 forca dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.
Zjarri, që u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë, shkaktoi panik dhe dëm ekonomik të konsiderueshëm në fshatrat Mbreshtan, Galinë, Sadovicë dhe Paftal. Për shumë banorë, ky ishte zjarri më i madh që kanë përjetuar ndonjëherë në këtë zonë.
“Zjarr, zjarr i paparë…. Ullinj, qershi, arë, ja këto dhe mua më kapi gjysmën, se gjysmën e ndihmoi helikopteri, erdhi zjarrfikësja e bllokoi…S’i kemi hyre fare asaj pune, mirë që shpëtuam, që nuk u fut në fshat se do digjeshin njerëzit”, thotë një banor.
“Falë zjarrfikësve që kishte rrugë atje që u fut më shpëtuan 4 dynym, por pjesa tjetër që nuk hyri zjarrfikësja… problem i rrugëve, u dëmtuan pjesë-pjesë jo të gjithë, por fshati u tremb shumë se erdhi në kohën e darkës dhe policia erdhi të evokonte familjet”, shprehet një tjetër
Banorët u gjendën të papërgatitur për një situatë të tillë. Shpërthimi i menjëhershëm i flakëve shkaktoi kaos dhe frikë të madhe.
Dy ditë pas shuarjes së flakëve, banorët vazhdojnë të përballen me pasojat. Përveç dëmeve materiale, ata ndihen të lënë pas dore edhe nga institucionet vendore, të cilat nuk kanë ardhur për të bërë një analizë të plotë të dëmeve.
Shumë prej tyre dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Për shkak të afërsisë së vatrës së zjarrit me zonat e punimeve të naftës, në gatishmëri u vu edhe baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Autoritetet ende nuk kanë identifikuar ndonjë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa banorët kërkojnë përgjigje dhe ndihmë për të përballuar pasojat.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor