Zjarr në Shpirag, ushtria në luftë me flakët: Vëmendje e shtuar për puset e naftës

26 Korrik 2025 | 11:51

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Shpiragut në qytetin e Beratit, duke shkaktuar djegien e konsiderueshme të bimësisë me shkurre e pisha. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era dhe terreni i thyer malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka.

Prej ditës së djeshme, mbi 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra forca të MZSH-së janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre janë vënë edhe forcat e ushtrisë, përfshirë dy helikopterë të cilët kanë kryer ndërhyrje nga ajri për të ndaluar përparimin e flakëve.

Situata paraqitet më problematike në zonën e fshatrave Galinë dhe Paftal, ku zjarri është afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për popullatën. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë i pranishëm në terren së bashku me drejtuesit vendorë të Beratit, duke ndjekur nga afër operacionet për menaxhimin e situatës. Baza Ajrore e Kuçovës është vënë në gatishmëri të plotë, ndërsa ndihma ndërkombëtare ka filluar të mbërrijë, përfshirë ekipe nga Hungaria dhe një avion me kapacitet për mbushje në det.

Autoritetet po i kushtojnë vëmendje të veçantë puseve të naftës në zonën e Shpiragut, pasi avancimi i flakëve në këtë drejtim mund të shkaktojë pasoja të rënda mjedisore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026