Rikthehet dueli i shekullit në boks: Usyk përballë Fury, në lojë 200 milionë dollarë

20 Dhjetor 2024 | 14:41

7 muaj pasi u përballën në Arabinë Saudite në një duel boksi ndër më spektakolarët në historinë e këtij sporti, ka ardhur koha që Usyk e Fury të veshin sërish dorezat. Më 21 dhjetor dyshja në fjalë duelojnë sërish me njëri-tjetrin, në një sfidë aq sportive, por edhe miliarderësh, pasi në total prodhohen plot 190 milionë dollarë. E njëjta gjë ndodhi dhe në 19 maj në Rihad, ku Usyk fitoi ndaj Fury, pasi e kishte dominuar për 12 raunde britanikun.

Përgatitjet kanë marrë fund, peshimet po ashtu, ndërsa do të jetë dhe njëherë kryeqendra e Arabisë Saudite ajo që do të përcjellë këtë përballje historike mes tyre. Ndryshe nga muaji maj, këtë herë ndarja e parave do të bëhet në mënyrë të tillë: 55% Usyk dhe 45% Fury, kjo për faktin se ukrainasi është kampion bote.

Kjo është një rënie e ndjeshme e të ardhurave që i vetëquajturi Gipsy King do të përfitojë, pasi në duelin e humbur rrëmbeu 70% të të ardhurave. Sa i përket biletave për të gjithë të apasionuarit që do ta ndjekin nga afër, ato nisin nga 100 euro, por shkojnë afro 50 mijë, për ata të cilët duan të vendosen rreth e rrotull ringut ku ndeshen dy boksierët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në...
15:38 | 25/07/2026

Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo

Teuta vijon të jetë aktive në merkaton e verës. Klubi durrsak ka zyrtarizuar dy afrimet e fundit, portierin brazilian Maycon Morales dhe sulmuesin portugez Pedro...
15:36 | 25/07/2026