Rikthehet “El Nino”, fenomeni atmosferik sjell stuhi tropikale
El Nino, është rikthyer pas 7 vitesh .
Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit.
Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike ka dhënë alarmin se “ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”
Ky sinjal iu është dërguar qeverive për tu përgatitur që të minimizojnë ndikimet në shëndet, ekosisteme dhe ekonomi.
Ajo çfarë pritet edhe në Shqipëri me ardhjen e El Ninon është shtimi i episodeve ekstreme të motit, si stuhitë tropikale, dhe temperatura ekstremisht të larta.
Sipas parashikimeve, El Nino do të ndikojë që viti 2024 të jetë ndoshta viti më i nxehtë në histori.
El Nino në vitin 2016, duke kontribuar, së bashku me efektin serë me origjinë njerëzore, e bëri atë vit më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që rrit reshjet në disa vende në Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara jugore, Bririn e Afrikës dhe Azinë Qendrore.
El Nino është një fenomen që rishfaqet mesatarisht periodikisht në intervale nga dy deri në shtatë vjet dhe kohëzgjatja e tij është nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë