Dëmtohen 50 hektarë grurë, stuhia në Korçë prish kulturat e mbjella

15 Qershor 2023 | 15:59

Stuhia që përfshiu juglindjen e vendit të mërkurën ka sjellë dëme në bujqësi. Fermerët e fshatrave Turan dhe Goskovë në Korçë që njihen si kultivues të kulturës së grurit, tregojnë se dëmi është i konsiderueshëm e se gruri i prekur nga stuhia nuk do të ketë prodhim.

“Kostoja ime në 7 hektarë ka shkuar 8 milion e 720 mijë. Deri tani. Këtu janë të gjithë, ure, dap, plehërime. Këtu nuk marr dot asgjë. Janë 7 hektarë në total, 6 është prishur i tëri. Nuk bëhet as për bagëtitë, nuk thahet. Është bërë si thekër. Po të vere dore shtetin, po nuk vuri dorë. Nuk kemi marrë asnjëherë”, -tha një fermer.

“Në 5 hektarë, 2.5 hektarë i kam të dëmtuara unë personalisht. Fshataret e tjerë kanë shumë, kanë njerëz që kanë mbjellë mbi 150 hektarë, është në masë të madhe. Gruri ishte i mirë, pretendonim të merrnim prodhim të mirë por fshatarin e zë trari nga e rënda”,-tha fermeri.

Për kryeplakun e fshatit Turan dëmi mendohet të jetë afro 50 hektarë.

Ai shpreson që shteti të verifikojë dëmet dhe të dëmshpërblejë fermerët, pasi në të kundërt do shkojnë drejt falimentit.

“Nga reshjet dje kanë bërë dëm të konsiderueshëm, rreth 50 hektarë grurë dhe elb. Është dëm shumë i madh për fermerët e fshati tonë sepse kanë investuar, kanë bërë, ky prodhim iku kot nga një fatkeqësi natyrore. Erdhi drejtoria e bujqësisë të marrë shifra sa dëm është bërë por asnjëherë nuk kemi marrë dëmshpërblim, edhe pse ky rast është me i madhi, ka shtrirë gjithë grurin e elbin”,-tha Iliran Skënderasi, kryeplaku i fshatit Turan.

Kjo është hera e disatë që prodhimet e fermerëve në juglindje preken nga fatkeqësitë natyrore, ku në asnjë rast shteti nuk i ka dëmshpërblyer.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026