Rikthehet energjia në centralin më të madh bërthamor të Europës

18 Shtator 2022 | 08:15

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së (IAEA) thotë se termocentrali i madh bërthamor i Ukrainës Zaporizhia ka filluar të marrë energji nga rrjeti kombëtar sërish.

Bombardimet në zonë dëmtuan linjat e energjisë elektrike të lidhura me termocentralin.

Të gjashtë reaktorët e tij janë në një gjendje mbylljeje të ftohtë, por termocentrali ka nevojë për energji të jashtme për të ftohur reaktorët e tij dhe për t’u mbrojtur nga rreziku i një shkrirjeje, shkruan BBC.

IAEA thotë se situata e uzinës, e cila mbahet nga forcat ruse, është përmirësuar, por mbetet e pasigurt.

Rusia dhe Ukraina fajësuan njëra-tjetrën për bombardimin e objektit në Ukrainën juglindore.

Pas inspektimit të parë të IAEA, agjencia njoftoi se do të mbante një prani të përhershme për të monitoruar situatën.

Anëtarët e ekipit në vend të shtunën mësuan se një nga katër linjat kryesore të jashtme të energjisë të dëmtuara nga bombardimet ishte riparuar, duke lejuar marrjen e energjisë elektrike direkt nga rrjeti kombëtar, shkroi IAEA të shtunën në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026